Finale e çmendur. Senegali fiton në kohën shtesë, Brahim Diaz dhe të gjithë marokenët në shok total (video)

Finale e çmendur. Senegali fiton në kohën shtesë, Brahim Diaz dhe të gjithë marokenët në shok total (video)

Maroku duhet të presë ende, Senegali është fituesi i Kupës së Kombeve të Afrikës për vitin 2026. Në finalen e luajtur në Rabat, Senegali fitoi 1-0 ndaj Marokut organizator, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë. Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte në minutën e 37-të, ku Iliman Ndiaye, pasi mori një pasim të mrekullueshëm nga Nicolas Jackson dhe doli i vetëm përballë me portierin Bono, ky i fundit bën një pritje spektakolare me këmbë, duke shmangur golin e sigurt. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Në minutën e 58-të, Maroku kishte një mundësi të mirë për të zhbllokuar rezultatin, por goditja e Ayoub El Kaabi shkon jashtë portës së Edouard Mendy. Në minutën e 62-të, sërish Maroku i afrohet...