“Final Four”, FSHF përcakton kalendarin e ndeshjeve dhe zgjedh “Air Albania” për këtë format
Adriatik BALLA Ky është sezoni i tretë që aplikohet skema “Final Four” në Kategorinë Superiore, një model për të përcaktuar fituesin e titullit nëpërmjet një skeme ku katër skuadrat e kreut përplasen me njëra-tjetrën në një etapë finale e vendimtare për titullin. Dje sektori i garave në federatë u mblodh dhe u dha drejtim ndeshjeve të mbetura për këtë sezon, sidomos sa i takon aplikimit të skemës “Final Four” por edhe për ndeshjet në vijim në Kategorinë e Parë, aty ku ka mjaft rivalitet. Kalendari i “Final Four” Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2025-2026 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës...
Burimi:
sot.com.al