“Final four” edhe në Kupën e Shqipërisë, renditja e Superiores është pasqyra e vërtetë e forcës së ekipeve

“Final four” edhe në Kupën e Shqipërisë, renditja e Superiores është pasqyra e vërtetë e forcës së ekipeve

Mbrëmjen e djeshme u plotësua tabloja e plotë e gjysmëfinalistëve të Kupës së Shqipërisë. Fusha vendosi që “final four”-i këtë herë të luhet dy herë. Janë pikërisht 4 ekipet e renditura më lart në “Abissnet Superiore” ato që prenë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për Vllazninë, Dinamon, Egnatian dhe Elbasanin. Këta të fundit hasën vështirësi për t’u kualifikuar, pasi iu nevojit koha shtesë për të eleminuar Partizanin. Ndërkohë “demat e kuq” janë ekipi që renditet i  5-ti në kampionat, si për të dëshmuar qartë se tabela e klasifikimit në “Abissnet Superiore” është pasqyra forcës së vërtetë të skuadrave shqiptare./Sport Ekspres/