Fillon rrokada e trajnerëve në Serie A. Lazio e përshëndet Sarrin me një video emocionuese, gati zyrtarizimi tek Atalanta (video)

Fillon rrokada e trajnerëve në Serie A. Lazio e përshëndet Sarrin me një video emocionuese, gati zyrtarizimi tek Atalanta (video)

27 Maj 2026 16:50 Telesport Në klubet e Serie A pritet të ketë një rrokadë trajnerësh pas sezonit të fundit. Pak minuta më parë, Lazio ka zyrtarizuar largimin e Maurizio Sarrit. 67-vjeçari e çoi Lazion sivjet deri në finalen e Kupës së Italisë, ku u mund nga Inter. Ndërsa sezonin e fundit në Serie A, e mbylli në mesin e tabelës. Kjo ishte aventura e dytë e Sarri-t në krye të bardhekaltërve. Hera e pare ishte nga viti 2021 deri në mars të vitit 2024, kur u largua për arsye familjare. U rikthye sërish verën e kaluar dhe qëndroi vetëm një sezon. Kontrata mes palëve është shkëputur me konsensus të përbashkët. Lazio e ka përshëndetur Sarrin me një video emocionuese në rrjetet sociale, me momentet...