FIFA, përgatit ndryshimin e madh në rregullat e Kupës së Botës për Klube
FIFA po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rregullave për hyrjen në Kupën e re të Botës për Klube, me synimin për të rritur numrin e ekipeve nga i njëjti vend që mund të marrin pjesë në turne. Sipas raportimeve të “The Times”, propozimi parashikon që deri në tre klube për çdo federatë kombëtare të kenë të drejtë pjesëmarrjeje, në vend të kufizimit aktual me dy skuadra. Edicioni i parë i turneut me 32 pjesëmarrës u shoqërua me debate, pasi disa kampione të ligave kryesore evropiane mbetën jashtë. Barcelona, kampione e La Ligës, dhe Napoli, kampione e Serie A, nuk arritën të siguronin pjesëmarrjen, çka nxiti kritika mbi legjitimitetin e kompeticionit, i promovuar si një turne që mbledh klubet më të mira në botë. Nga Anglia,...
Burimi:
sot.com.al