FIFA në alarm para Botërorit 2026, stadiumi hapës rrezikon të mos jetë gati për ndeshjen inauguruese
Kanë nisur të shtohen shqetësimet rreth gatishmërisë së stadiumit legjendar ‘Estadio Azteca’, i cili është planifikuar të presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 në Mexico City të Meksikës. Turneu madhor do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe për herë të parë do të organizohet në tre vende, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Sipas planit aktual, sfida e parë mes ekipit të Meksikës dhe Afrikës së Jugut, duhet të zhvillohet pikërisht në stadiumin historik të Mexico Cityt. Megjithatë, javët e fundit janë shfaqur dyshime serioze mbi ritmin e punimeve në impiant, duke ngritur pikëpyetje nëse ai do të jetë gati në kohë për eventin më të madh të futbollit botëror. Situata mund të ketë ndikim edhe te Anglia, e drejtuar nga...
Burimi:
sot.com.al