FIFA ndryshon rregullat, risitë do të aplikohen që në fazën finale të Kupës së   Botës

FIFA ndryshon rregullat, risitë do të aplikohen që në fazën finale të Kupës së Botës

Është tepër e vështirë të vësh dorë në kodin e ligjeve të këtij sporti. Futbolli jo më kot është sport i vjetër, të paktën me një shekull e gjysmë jetë, dhe tradita bëhet gjithnjë e më e paprekshme, por gjithsesi shenjtëria herë pas here sfidohet. Këtë ka bërë FIFA që ka vendosur të ndryshojë disa rregulla bazë me synim për të fituar kohë efektive, dhe zbatimi i tyre do të nisë që në fazën finale të këtij Botërori. Njëri prej tyre lidhet me rivëniet anësore, e cila duhet të kryhet për 5 sekonda. Nëse kjo nuk ndodh, rivënia i kalon ekipit kundërshtar. Zëvendësimi ka qenë gjithmonë një mënyrë shumë e përdorur për të fituar kohë, apo më saktë për ta shpërdoruar atë. Tashmë, FIFA nuk...