FIFA miraton 5 rregulla të reja për Botërorin 2026, stop simulimeve si Bastoni ndaj Juventusit
27 Mars 2026 12:32 Alfred Lleshi FIFA ka miratuar pesë rregulla të reja që do të vlejnë nga Botërori i kësaj vere, që nis më 11 qershor me ndeshjen hapëse Mesikë–Afrika e Jugut. Ndryshimi më i pritur lidhet me kartonët e dytë të verdhë, që çojnë në përjashtim: VAR-i tani mund ta heqë kartonin e dytë, nëse kryesori në fushë ka gabuar, duke shmangur rastet simuluese si ai i Bastonit ndaj Kalulu, si dhe mund të ndalojë ekzekutimin e goditjeve këndi të dhëna gabimisht nga kryesori. Gjithashtu, arbitrat do të numërojnë sekondat që lojtarët e zëvendësuar përdorin për të lënë fushën. Nëse tejkalohet një minutë, lojtari që aktivizohet duhet të presë 60 sekonda të tjera që të futet në fushë, duke e lënë ekipin me...
Burimi:
telesport.al