Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të ‘zbuluar’ pozicionet jashtë loje
Inteligjenca artificiale mund të hyjë së shpejti në futboll. Sipas CalcioeFinanza.it, FIFA synon ta përdorë atë në Kupën e Botës 2026 për ta bërë zbulimin gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje edhe më të saktë dhe më të lehtë për t’u kuptuar. Infantino, president i organit qeverisës botëror të futbollit, njoftoi këtë veprim me Lenovon. Elementi kyç do të ishte prezantimi i avatarëve 3D, të gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe të përfshirë në sistemin e pozicionit jashtë loje. Të gjithë pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një skanimi digjital me saktësi të lartë, një proces që zgjat rreth një sekondë dhe do të krijojë një model jashtëzakonisht të saktë 3D të pjesëve të trupit të protagonistëve në fushë. Edhe me një pamje të penguar pjesërisht ose ndryshime të papritura në...