FIFA me “dorë të hekurt”, ul buxhetin për Botërorin me 100 milionë euro

FIFA me “dorë të hekurt”, ul buxhetin për Botërorin me 100 milionë euro

Përgatitjet për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, po shoqërohen me një ndryshim të rëndësishëm në planifikimin financiar të organizimit. FIFA ka vendosur të reduktojë më shumë se 100 milionë dollarë nga buxheti operativ i dedikuar për turneun. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ulja e fondeve pritet të ndikojë në disa fusha të rëndësishme të organizimit, përfshirë sigurinë, logjistikën dhe shërbimet për tifozët. Megjithatë, ky vendim vjen në një kohë kur parashikimet për të ardhurat e turneut mbeten shumë të larta. Sipas projeksioneve, Botërori 2026 mund të gjenerojë mbi 11 miliardë dollarë të ardhura, një rekord për këtë kompeticion.Sipas raportimit të “The Athletic”, reduktimi i buxhetit lidhet me strategjinë e FIFA-s për të orientuar...