FIFA: Kush mbulon gojën në fushë gjatë një komunikimi do të ndëshkohet direkt me karton te kuq
2 Mars 2026 9:41 Telesport Presidenti Gianni Infantino ka vendosur të mbajë një qëndrim të ashpër kundër racizmit, dhe masa e re e FIFA-s mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si sillen lojtarët në fushë, duke filluar me Kupën e Botës të këtij viti. Ideja, e diskutuar seriozisht gjatë takimit të fundit është të ndëshkohet me karton të kuq kushdo që mbulon gojën kur i drejtohet kundërshtarëve. Një praktikë që për fat të keq është bërë e zakonshme për të fshehur fyerjet e rënda. Çështja që i dha zjarr këtij vendimi ishte ajo që përfshinte Vinicius Junior të Real Madrid dhe Gianluca Prestianni të Benfica në Champions League, me këtë të fundit aktualisht të pezulluar në pritje të një hetimi për fyerje të dyshuara raciste...
Burimi:
telesport.al