FIFA hap akreditimet për mediat për Kupën e Botës 2026 përmes FIFA Media Hub
FIFA ka njoftuar zyrtarisht se procesi i akreditimit të mediave për FIFA World Cup 2026 do të menaxhohet ekskluzivisht përmes platformës online FIFA Media Hub. Njoftimi u bë me anë të Qarkores nr.1954, datë 16 janar 2026, dhe thekson se interesi i mediave pritet të jetë shumë i lartë, duke tejkaluar ndjeshëm numrin e akreditimeve të disponueshme. Për këtë arsye, procesi do të jetë transparent dhe i drejtë për përzgjedhjen. Aplikimet për akreditim filluan në fillim të janarit 2026, ndërsa afati i fundit për aplikim është 28 shkurt 2026. Nga fundi i shkurtit, FIFA do të nisë konfirmimet e akreditimeve dhe informacionet shtesë për mediat e përzgjedhura. Gazetarët dhe fotografët që duan të aplikojnë duhet të kenë një llogari të miratuar në FIFA Media Hub...
Burimi:
sportiim.al