FIFA cakton çmimet e biletave të Botërorit për “popullin e thjeshtë”, 60 dollarë
Adriatik BALLA Referuar mediave sportive britanike, por edhe atyre amerikane dhe europiane në tërësi, FIFA prezanton një numër të vogël biletash “të përballueshme” me çmim 60 dollarë për të gjitha 104 ndeshjet e Kupës së Botës 2026, pas kritikave ndaj strukturës së çmimeve për këtë turne. Një zyrtar i FIFA-s, pranë diskutimeve, deklaroi: “Kemi dëgjuar reagimet dhe kjo kategori e re është gjëja e duhur për t’u bërë”, duke shtuar se vendimi u mor njëzëri. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, e përshëndeti njoftimin, por shtoi: “Si dikush që dikur kursente për të blerë bileta të Anglisë, e inkurajoj FIFA-n të bëjë më shumë për t’i bërë biletat më të përballueshme, në mënyrë që Kupa e Botës të mos humbasë lidhjen me tifozët...