Festë e madhe te Elbasani! Fitojnë me përmbysje ndaj Teutës, nuk i ndahen Vllaznisë
Festë e madhe edhe te Elbasani! Ekipi i drejtuar nga Gozdenovic ka marrë një tjetër fitore, duke arritur që t’ia dalë në shifrat 2-1 ndaj Teutës. Një fitore e arritur me shumë peshë kjo, ndaj një ekipi si Teuta që është shumë i fortë në këtë sezon.Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë Goncalves në minutën e 69. Ndërkohë Boye në minutën e 74 dhe vetëm një minutë më mbrapa, sërish Boye, përmbysi ndeshjen duke dërguar shifrat në 2-1. Me këtë fitore, Elbasani qëndron në vendin e dytë me vetëm tre pikë distancë nga Vllaznia e vendit të parë. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com