Fernandes lavdëron Carrick: Ia kam thënë kohë më parë se do të ishte një trajner i shkëlqyer
Nuk është vetëm publiku që është mahnitur nga aftësitë stërvitore të Michael Carrick te Manchester United. Në fakt, kapiteni i “djajve të kuq”, Bruno Fernandes, ka lavdëruar punën e trajnerit dhe ish-mesfushorit që nga mbërritja e tij në “Old Trafford”. Pas fitores 2-0 të ndaj Tottenham, shpresat për një rikthim në Champions League tani janë më të mëdha, pasi skuadra korri fitoren e katërt radhazi në Premier League. Një pjesë e madhe e meritës i takon timonierit që zëvendësoi Ruben Amorim. “Michael ka fituar gjithçka këtu. Ai e di se çfarë do të thotë fitorja për këta tifozë dhe klubin, dhe sa përpjekje duhet për ta arritur këtë në këtë klub. Mendoj se kjo i shton diçka të veçantë ekipit“, tha mesfushori portugez i United....
Burimi:
telesport.al