Fermín: Momenti më i mirë i karrierës sime, dua të qëndroj gjatë te Barça
27 Janar 2026 11:46 Alfred Lleshi Fermín López (22 vjeç) shprehet për “MD”: “Dua të jem te Barça, gjithmonë ka qenë prioriteti im”. Më parë, emri i tij lidhej me Chelsea, por tani është afër rinovimit me klubin që e rriti dhe e bëri profesionist. Ai do të rinovojë si një prej shtyllave të ekipit të Hansi Flick: “Kam përmirësuar shumë që nga viti i kaluar, jam maturuar. Ndihem në momentin më të mirë të karrierës sime”. Fermín dhe Lamine Yamal janë të vetmit që kanë arritje dyshifrore (10 gola dhe 10 asistime). Ai shton: “Nuk është objektiv personal, por pozicioni im kërkon të shënoj dhe të jap asistime. Jam shumë i lumtur”. Për konkurrencën me Dani Olmo: “E përballoj mirë, kemi marrëdhënie shumë të...
Burimi:
telesport.al