Fenerbahce e Hapoel komandojnë renditjken e Euroleague, fitojnë edhe Real Madrid e Barcelona
Hapoel Tel Aviv dhe Fenerbahce janë dy ekipet që kryesojnë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj pas takimeve të raundit të 24-t. Kampionët turq në fuqi fituan 84-71 ndaj Baskonia Gasteiz dhe “kapin” skuadrën izraelite, që u mund në Beograd. Këto dy skuadra kanë nga 16 fitore (edhe 7 humbje secila), po aq sa edhe Real Madrid e Barcelona (nga 8 humbje secila), por ekipet spanjolle kanë nga një ndeshje më shumë. Real mposhti 90-78 Monaco, ndërsa katalanasit fituan 98-91 në Francë ndaj Villeurbanne Në ndeshjet e fundit spikat fitorja e Olympiacos, 74-68 në Turqi ndaj Anadolu Efes, ndërkohë që është mundur Panathinaikos, 75-71 nga Maccabi Tel Aviv. Zhgënjejnë sërish dy ekipet italiane të Armani Milano e Virtus Bologna, jashtë zonës play out. Euroleague-Raundi...
Burimi:
telesport.al