Felipe Melo bën tifo për Galatasaray: Juventusi që përmbysi Atletico Madridin kishte Ronaldon, sot jo

Felipe Melo bën tifo për Galatasaray: Juventusi që përmbysi Atletico Madridin kishte Ronaldon, sot jo

24 Shkurt 2026 14:38 Alfred Lleshi Ish-mesfushori brazilian Felipe Melo, protagonist i dikurshëm i sfidave mes Juventusit dhe Galatasaray, ka folur para ndeshjes së kthimit të “play off”-it të Champions League, duke theksuar lidhjen e tij të fortë me klubin turk dhe duke krahasuar Juventusin e sotëm me atë të së kaluarës. “Sekreti i Galatasaray? Atje janë si një familje. Është e pamundur të mos dashurohesh me atë klub. Kur isha te Juventusi, transferimi im te PSG ishte pothuajse i kryer, por pasi pashë tifozët turq në një miqësore në Austri, u dashurova menjëherë”, – u shpreh Melo. Braziliani theksoi edhe ngjashmëritë mes popullit turk dhe atij brazilian për energjinë dhe mikpritjen, duke zbuluar se Galatasaray është i vetmi klub që e ka tatuazhr në...