Federate polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federate polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata Polake e Futbollit ka vendosur premio 4.2 milionë dollarë për fubollistët e saj për ti’i motivuar para sfidës me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Mateusz Ligeza, i cili shkruan se Federata ka caktuar premio për futbollistët nëse Polonia arrin të kualifikohet në kampionatin botëror që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. “Nëse Polonia shkon në Botëror, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Federata Polake e Futbollit (PZPN) – afërsisht 40% të 10.5 milionë dollarëve të garantuar që FIFA do t’u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Botërorit”, shkroi Mateusz Ligęza nga Radio ZET në profilin e tij në platformën X. Kujtpjmë se Polonia do të përballet në raundin e parë të...