Federata e Iranit largohet nga Botërori?
1 Mars 2026 12:08 Telesport Federata e Futbollit e Iranit po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes së kombëtares nga Kupa e Botës që do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Vendimi po diskutohet pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në sulmet e ushtrisë izraelite me mbështetje amerikane. Sipas raportimeve nga Teherani, ngjarja ka shkaktuar tension të madh politik dhe institucional, duke e vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në turneun më të madh të futbollit në botë. Presidenti i federatës, Mehdi Taj, la të hapur këtë skenar në një intervistë për një televizion iranian, duke theksuar se situata aktuale e bën të vështirë praninë në kompeticion, ndërsa vendimi final do të merret nga autoritetet përkatëse sportive. Nga ana...
Burimi:
telesport.al