Faza e ‘Final Four’ në Kategorinë Superiore, përcaktohet kalendari, ku dhe kur do të luhen ndeshjet
Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e fundit të saj dhe Faza e ‘Final Four’ po afron gjithnjë e më shumë. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur kalendarin e kësaj faze që do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të vendit dhe ekipet që do të marrin pjesë në Conference League. Ndeshjet e fazës së ‘Final Four’ do të luhen në ‘Air Albania Stadium’ në periudhën 16-31 maj dhe sipas rregullores në këtë fazë do të luajnë skuadrat që do të pozicionohen në 4 vendet e para të klasifikimit në përfundim të 36 javëve të sezonit Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet e para do të...
Burimi:
sot.com.al