Favoritë në letër, të shqetësuar në realitet. Analiza e mediave polake për Poloni-Shqipëri

Favoritë në letër, të shqetësuar në realitet. Analiza e mediave polake për Poloni-Shqipëri

Me siguri janë subjektive, duan që kombëtarja e tyre të fitojë më 26 mars dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt Botërorit 2026. Gjithsesi, ia vlen të përmbledhim këndvështrimin e medias polake për përballjen vendimtare ndaj kuqezinjve, të cilët nuk nënvlerësohen më nga askush. Mediat polake, çfarë po thuhet – “Przegląd Sportowy” e cilëson ndeshjen si “detyrim për fitore” për Poloninë. Fokusi është te Robert Lewandowski si lider absolut. Shqipëria përshkruhet si “ekip i organizuar dhe i rrezikshëm në kundërsulm”. “Sport.pl” thekson se Polonia nuk duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë, teksa bën një analizë taktike të përballjes së 26 marsit: “Shqipëria luan kompakte dhe agresive në mesfushë. Paralajmërimi? Mund të bëhet ndeshje shumë e vështirë nëse nuk zhbllokohet shpejt”. 19 tetor 1988, Poloni-Shqipëri 1-0. Jan Urban, trajneri aktuial...