Fanela e parë e Leo Messit kur ishte 5-vjeçar, del në ankand / Do shitet me çmimin rekord prej…

Fanela e parë e Leo Messit kur ishte 5-vjeçar, del në ankand / Do shitet me çmimin rekord prej…

Një relike e rrallë nga vitet e para të Lionel Messit pritet të tërheqë interes të madh në tregun e koleksionistëve sportivë. Bëhet fjalë për fanellën që ai mbante në vitin 1993, kur ishte vetëm pesë vjeç dhe aktivizohej me ekipin e fëmijëve të klubit Grandoli në Rosario të Argjentinës. Kjo fanellë me shirita të kuq dhe të bardhë ka mbijetuar falë trajnerit të atëhershëm të ekipit, Pablo Alfieri. Pas përfundimit të turneut ku luajti Messi i vogël, Alfieri i ruajti fanellat, të cilat më pas kaluan brenda familjes së tij, duke u trashëguar nga djali te nipi. Kjo vijimësi pronësie ka ndihmuar në ruajtjen e autenticitetit dhe vlerës historike të objektit. Objekti u bë publik për herë të parë përmes sezonit të tretë të...