“Fajtor” për humbjen ndaj Spanjës, ylli i Francës merr përgjegjësinë e plotë: “Jam i zhgënjyer me veten time”

“Fajtor” për humbjen ndaj Spanjës, ylli i Francës merr përgjegjësinë e plotë: “Jam i zhgënjyer me veten time”

16 Korrik 2026 16:38 Telesport Lucas Digne ka reaguar vetëm ditën e sotme përmes një postimi në Instagram, pas eliminimit nga Spanja në gjysmëfinale. Digne ishte shkaktari i penalltisë, për faullin ndaj Lamine Yamal. Oyarzabal u tregua i saktë nga 11-metrat. “Jam i zhgënjyer me veten time. Ka mbaruar, fundi i një ëndrre. Ëndrra e një djali të vogël, dhe sigurisht ajo e mijëra njerëzve që na mbështesin. Gjëja më e vështirë sot është gjetja e fjalëve për të shprehur këtë zhgënjim të madh. Jam i zhgënjyer, para së gjithash, me veten time. Dhe me të gjithë përpjekjen që kemi bërë, me këtë grup të pabesueshëm lojtarësh. Jam krenar që kam përfaqësuar vendin tonë, me gjithë pasurinë e tij, diversitetin e tij dhe të gjithë...