Fabregas: Nuk jemi gati për ta fituar titullin. Kush e mendon këtë, gabon

Fabregas: Nuk jemi gati për ta fituar titullin. Kush e mendon këtë, gabon

17 Shkurt 2026 14:45 Alfred Lleshi Në prag të sfidës ndaj Milanit, trajneri i Comos, Cesc Fabregas, theksoi se skuadra e tij është ende në fazë ndërtimi: “Të luash mirë nuk do të thotë gjithmonë të fitosh, përndryshe futbolli do të shpjegohej ndryshe. Duhet të bëjmë gjërat e duhura dhe t’i bëjmë mirë. Ne jemi një ekip dhe klub shumë i ri, rruga për t’u ndjekur është kjo”. Spanjolli u tregua realist për ambiciet: “Nuk jemi gati për ta fituar titullin. E di që kemi bërë mirë dhe flitet për renditjen, por nga përvoja ime e di si funksionon futbolli. Rruga jonë nuk është gjithmonë lineare, por ndihmon të rritemi dhe t’i shohim gjërat ndryshe”. Për humbjet ndaj Milanit, ai shtoi: “Nuk mund të vendosësh...