Fabregas mbron xhevahirin e Serie A por e këshillon nëse do të kthehet te Real Madrid!

Fabregas mbron xhevahirin e Serie A por e këshillon nëse do të kthehet te Real Madrid!

Trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, ka dalë në mbrojtje të talentit Nico Paz pas penalltisë së humbur në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, duke theksuar se kurrë nuk do ta zëvendësonte një lojtar nga frika e presionit. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës, Fabregas shpjegoi arsyet e zëvendësimeve të tij dhe lavdëroi mentalitetin e mesfushorit argjentinas, duke theksuar se futbolli i nivelit të lartë kërkon qëndrueshmëri përballë kritikave dhe presionit. “Baturina po luante një ndeshje shumë të mirë. Doja ta mbyllja lojën me pesë në mbrojtje me Vojvodën. Për 10-15 minutat e fundit, të shmangnim kundërsulmet”, deklaroi Fabregas. “Ndeshja ndryshoi, megjithatë; patëm dy raste shumë të mira në fund për ta fituar gjithsesi. Unë nuk kam kurrë frikë. Edhe nëse Nico humb 10...