Fabio Di Xhanantonio rekord historik në Teksas, Markez niset i 6-ti
Pasi arriti majën në kualifikime për Çmimin e Madh të Brazilit, Fabio Di Xhanantonio e përsërit suksesin e tij në Teksas. Piloti i VR46, i cili kishte shfaqur pasionin e tij për pistën e Austin, thyen rekordin e pistës dhe merr pozicionin e parë me një kohë prej 2:00.136. Marko Bexeki i dyti (rrezikon një penalizim për pengimin e xhiros së shpejtë të Markez), Akosta i treti ndërsa kampioni në fuqi Mark Markez pritet të niset nga vendi i 6-të nëse komisarët nuk ndëshkojnë Bexekin. Ndërkaq Gara e Sprintit fillon këtë mbrëmje në orën 21:00. Kështu Fabio Di Xhanantonio do të rikthehet në pozicionin e parë në MotoGP. Pista e Austin konfirmon formën e shkëlqyer të pilotit të VR46. Xhiroja e fundit me kohë rezultoi...
Burimi:
sportiim.al