FA CUP: Spektakël në Londër, Leeds i bashkohet City-t, Cheslea-t dhe Southamptonit në gjysmëfinale (video)

FA CUP: Spektakël në Londër, Leeds i bashkohet City-t, Cheslea-t dhe Southamptonit në gjysmëfinale (video)

Çerekfinalja e fundit për FA Cup, e luajtur në Londër, mes West Ham dhe Leeds, ka qenë shumë e bukur dhe ka dhuruar një spektakël të vërtetë. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Rezultati nuk ndryshoi as në shtesë, fituesi u përcaktua nga pika e bardhë e penalltive, aty ku futbollistët e Leeds u treguan më të saktë, duke fituar 4-2. Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, ku japonezi Ao Tanaka shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit që mori nga Noah Okafor. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Leeds. Në minutën e 75-të, Dominic Calvert-Lewin dyfishon shifrat për Leeds, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë. Kur pritej fitorja e Leeds, West Ham bën një...