FA CUP: Mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste, finalja e madhe do të luhet në 16 maj
5 Prill 2026 21:46 Telesport Chelsea-Leeds dhe Manchester City-Southampton, janë dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij sezoni në FA Cup, kompeticioni më i vjetër i futbollit në botë, që gjithmonë dhuron surpriza. Chelsea vjen në gjysëmfinale pas fitores 7-0 ndaj Port Vale. Leeds vjen në gjysmëfinale pasi eliminoi sot West Ham nga pika e bardhë e penalltisë, pasi koha e rrgullt u mbyll 2-2 në Londër. Man. City vjen në gjysmëfinale, pasi shaktërroi dje Liverpool-in 4-0. Southampton është surpriza e madhe e këtij sezoni. Ekipi që luan në Championship, eliminoi dje Arsenalin, pas fitores 2-1. Dy ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në datën 25 prill, ndërsa finalja e madhe në datë 16 maj në “Wembley”.
Burimi:
telesport.al