FA CUP: Chelsea nuk tregon mëshirë ndaj ekipit të League One, “Blutë” kalojnë në gjysmëfinale (video)

FA CUP: Chelsea nuk tregon mëshirë ndaj ekipit të League One, “Blutë” kalojnë në gjysmëfinale (video)

Pas Manchester City që eliminoi Liverpool-in, Chelsea është gjysmëfinalisti i dytë i FA Cup për këtë sezon. “Blutë” kanë fituar 7-0 në “Stamford Bridge” ndaj surprizës së këtij sezoni, Port Vale, ekip që aktualisht renditet në vendin e fundit në League One dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në League Two, pra Kategoria e Katërt. Chelsea zhbllkoi shifrat që në minutën e 2-të, me Jorrel Hato. Holandezi shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe një rrëmuje të krijuar në zonë, por me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë. Joao Pedro dyfishoi shifrat në minutën e 25-të, pas asistit të Pedro Neto. Në fund të pjesës së parë, në një dyfluftim me Cole Palmer, ishte Lawrence-Gabriel që dërgoi topin...