EUROPA LEAGUE: “Paqe” mes dy ekipeve të Serie A. Fitore të rëndësishme për Porton dhe Aston Villa në transfertë. Panathinakos mjaftohet me një gol (video)
Kanë përfunduar takimet e para për sot për fazën e 1/16-ve në Europa League, ndeshjet e vajtjes. Në përplasjen e dy ekipeve të Serie A, e luajtur në “Renato Dall’Ara”, Bologna barazoi 1-1 ndaj Romës. Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, Federico Bernardeschi zhbllokoi shifrat me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, në minutën e 50-të. Në minutën e 71-të, Roma barazoi shifrat me Lorenzo Pellegrini, i sapofutur në fushën e lojës dhe gjeti rrjetën pas asistit të Donyell Malen. Porto mori një fitore të madhe 1-2 në transfertën ndaj Stuttgart, falë golave të Terem Moffi 21′ dhe Rodrigo Mora 27′. Të dy golat e ekipit portugez erdhën pas humbjes së topit në rastin e parë nga portieri...
Burimi:
telesport.al