Europa League: Freiburg dhe Celta Vigo dy çerekfinalistet e para. Lyon e mbyll këtu, shkon në shtesë sfida në Danimarkë

Europa League: Freiburg dhe Celta Vigo dy çerekfinalistet e para. Lyon e mbyll këtu, shkon në shtesë sfida në Danimarkë

Kanë përfunduar tri takimet e para të kthimit në Europa League, ku janë mësuar dy ekipet e para çerekfinaliste: Freiburg dhe Celta Vigo. Freiburg fitoi 5-1 ndaj Genk, ndërkohë që belgët kishin fituar 1-0 në shtëpi në ndeshjen e parë. Vendasit gjetën avantazhin me golin Vincenzo Grifo në minutën e 19-të, i cili shënoi me kokë pas topit të ardhur në zonë nga një goditje dënimi dhe Igor Matanovic dyfishoi shifrat në minutën e 25-të. Belgët ngushtuan shifrat në minutën e 39-të me Matte Smets, pas asistit të talentit grekt, Konstantinos Karetsas. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Freiburg. Gjermanët shënojnë fillimisht dy gola të shpejtë brenda 4 minutave në pjesën e dytë, me Grifo 53′ dhe Suzuki 57′. Në minutën e 79′ ishte Maximilian...