EUROPA LEAGUE 45′ E PARA: Giroud mban në lojë Lille-n në Beograd, Celtic surprizon Stuttgartin
26 Shkurt 2026 19:38 Telesport Janë mbyllur 45 minutat e para në katër takimet e para të kthimit në Europa League, të vlefshme për play-offin. Në Beograd, Lille po kryeson 0-1 ndaj Crvena Zvezda, pas golit të Oliver Giroud. Serbët kanë fituar 0-1 në ndeshjen e parë në Francë. Në “MHPArena”, Celtic po kryeson 0-1 ndaj Stuttgart, por gjermanët kanë fituar 1-4 në transfertë në ndeshjen e parë në Skoci. Në Budapest, Ferencvarosh po udhëheq 2-0 ndaj Ludogorets. Bullgarët kanë fituar 2-1 në ndeshjen e parë. Në ndeshjen e fundit, Plzen po mundet 0-1 nga Panathinakos. Ndeshja e parë ka përfunduar 2-2.
Burimi:
telesport.al