EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Arbër Hoxha dhe Dinamo Zagreb befasohen në shtëpi, Bologna në avantazh në transfertë
19 Shkurt 2026 19:33 Telesport Janë mbyllur 45-minutat e para në 4 ndeshjet e para për sot për në Europa League, takimet e para për play-offin. Në Zagreb, Dinamo është duke u mundur 1-2 nga Genk. Belgët shënuan dy gola të shpejtë me Heynen 15′ dhe El Ouhadi 20′. I pari shënoi me kokë, pas krosimit që erdhi nga goditja e këndit, i dyti pas një kundërsulmi model. Dion Beljo ngushtoi shifrat për kroatët, në fund të pjesës së parë. Për vendasit luan titullar Arbër Hoxha, por pa arritur dot të gjejë golin. Bologna është duke fituar 0-1 në transfertën delikatë në Norvegji ndaj Brann. Për italianët shënoi Santiago Castro në minutën e 9-të, pas një aksioni dhe insistimi të gjatë. Në Stamboll, pjesa e...
Burimi:
telesport.al