Euroleaue: Fenerbahce triumfon në Paris dhe nis shkëputjen, garë e fortë për zonën play off
Kampionët në fuqi të Fenerbahce mbajnë frenat e renditjes së Euroleague edhe pas ndeshjeve të raundit të 27-të. Turqit fituan 92-90 ndaj Paris Basketball jashtë fushe, duke korrur fitoren e 19-të sezonale (kanë edhe 7 humbje). Në vendin e dytë ndodhen tri skuadra me nga 17 fitore: Olympiacos, Valencia Basket dhe Barcelona. Të trija këto skuadra fituan në ndeshjet e radhës: Grekët mundën 109-77 Virtus Bologna, ndërsa spanjollët triumfuan respektivisht ndaj Hapoel Tel Aviv dhe Baskonia Gasteiz. Në zonën play off qëndron Real Madrid, në vendin e gjashtë, pavarësisht humbjes 93-85 ndaj Dubai Basketball. Fitore në sekondat e fundit arritën jashtë fushe Armani Milano dhe Maccabi Tel Aviv, por ende janë jashtë zonës play out. Euroleague-Raundi i 27-të Dubai Basketball – Real Madrid, 93-85 Hapoel...
Burimi:
telesport.al