Eurolague: Olympiacos e Valencia dy çerekfinalistët e parë, Barcelona rrezikon eliminimin

Eurolague: Olympiacos e Valencia dy çerekfinalistët e parë, Barcelona rrezikon eliminimin

Euroleague po i afrohet fundit të sezonit të rregullt dhe pas ndeshjeve të raundit të 36-të, janë konfirmuar dy ekipet e para që shkojnë në çerekfinalet play off. Ato janë Olympiacos dhe Valencia Basket. Skuadra greke, që udhëheq renditjen me 24 fitore, fitoi 102-88 ndaj Real Madrid, me spanjollët që zbresin në vendin e pestë, por brenda zonës play off. Ndërsa Valencia mundi 102-96 Armani Milano. Skuadra turke e Fenerbahce, kampione në fuqi, u mund 95-80 nga Hapoel Tel Aviv dhe ka zbritur në vendin e tretë, ndjekur pikërisht nga izraelitët. Gjashtë vendet e para shkojnë direkt në çerekfinalet play off. Një garë e fortë edhe për 4 vendet që shkojnë në “play in”, vendet 7-10, të cilat do të përcaktojnë në fund dy skuadrat...