Euro U19/ Kombëtarja fantastike ndaj Maltës, regjistron fitoren më të thellë në historinë e kësaj grupmoshe

Euro U19/ Kombëtarja fantastike ndaj Maltës, regjistron fitoren më të thellë në historinë e kësaj grupmoshe

Kombëtarja shqiptare U-19 arriti që të marrë maksiumin në sfidën e dytë ndaj Maltës, në grupit B4 në kualifikueset e Europianit, në sfidën e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj dominuan duke triumfuar me rezultatin 7-1. Suksesi më i thellë në histori për Shqipërinë U-19, që mbante rekordin me fitoren e vitit 2024 përballë Litenshtejnit, në shifrat 6-0. Trajneri Fatjon Tafaj aktivizoi këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Lucas Cekrezi, Kris Gecaj (C), Leon Sylejmani, Andreas Llana, Gabriel Kulla, Arman Durmiši, Oliver Blini, Endrit Asani, Rikardo Sheji dhe Serxhio Vogli. Kuqezinjtë shënuan të parët në minutën e 21-të me Arman Durmisi, i cili ktheu në gol harkimin e Lukas Cekrezit, por pesë minuta më vonë Camilleri vendosi baraspeshën. Megjithatë...