Euro U-19/ Shqipëria mbyll përgatitjet dhe është gati për ndeshjen e parë
24 Mars 2026 17:49 Telesport Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli sot përgatitjet për ndeshjen e parë të raundit të parë të Kampionatit Europian, ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 15:00. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj paraqitet gati dhe në formë optimale për këtë përballje të rëndësishme. Kuqezinjtë janë grumbulluar dhe stërvitur që prej ditës së diel në Durrës, duke zhvilluar një program të plotë përgatitor në prag të këtij kompeticioni. Në seancën e fundit stërvitore, ekipi u vizitua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili i përcolli lojtarëve dhe stafit urimet e Presidentit Duka për një turne sa me të suksesshëm dhe ndeshje me rezultate sa më pozitive. Kombëtarja synon të nisë me tre pikë...
Burimi:
telesport.al