Euro U-19/ Shqipëria gati për sfidën ndaj Norvegjisë, në rast fitoreje shkon në “Elite Round”
30 Mars 2026 16:43 Telesport Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli pasditen e sotme përgatitjet në Durrës, në prag të sfidës më të rëndësishme të grupit ndaj Norvegjisë, e vlefshme për raundin e parë të Kampionatit Europian 2027 të kësaj grupmoshe. Një përballje vendimtare për skuadrën e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj, pasi një fitore do t’i siguronte kuqezinjve kualifikimin në “Elite Round”. Gjendja në ekip paraqitet mjaft e mirë, me grupin të plotë dhe pa probleme fizike, ndërsa të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme. Në dy ndeshjet e para të grupit, Shqipëria u mposht minimalisht 2-1 nga Luksemburgu, ndërsa reagoi në mënyrë bindëse duke triumfuar 7-1 ndaj Maltës në “Shtëpinë e Futbollit”. Nga ana tjetër, Norvegjia kryeson grupin me pikë të...
Burimi:
telesport.al