Euro U-19, kualifikuese: Shqipëria mposhtet nga Turqia me rezultat minimal

Euro U-19, kualifikuese: Shqipëria mposhtet nga Turqia me rezultat minimal

Kombëtarja U-19 e vajzave u mposht minimalisht 1-0 nga Turqia në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajnerja Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion: Helshani (GK), Nika, Vata, Leka, Bushati, Stalaj, Ago (C), Hysa, Kashari, Bajramaj, dhe Kadiolli. Skuadra e drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra zhvilloi një ndeshje të luftuar përballë Turqisë, duke u përpjekur të mbajë ekuilibrin gjatë gjithë takimit. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 41-të nga Yaren Ersen, që i dha avantazhin dhe më pas fitoren skuadrës turke. Në pjesën e dytë, kuqezezat tentuan të reagojnë dhe të gjejnë golin e barazimit, duke krijuar disa momente të mira në sulm,...