Euro U-17 për vajza: Shqipëria e nis me humbje, turpërohet nga Andorra
Kombëtarja U-17 për vajza zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë, kundër Andorrës. Takimi i luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren 0-4 të skuadrës mike, të cilat shënuan tre gola në pjesën e parë dhe një gol në fraksionin e dytë. Në minutën e 38-të skuadra kuqezi mbeti me 10 lojtare pas daljes me karton të kuq të Marina Rushaj. Trajnerja Cyme Lulaj hodhi në fushë këtë formacion: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Reiana Jahelezi, Marina Rushaj (C), Besiana Gola, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Andrea Klleci, Emi Maksuti, Tuhana Cifliku dhe Kejsi Demiraj. Pavarësisht rezultatit, vajzat e drejtuara nga trajnerja Lulaj dhanë maksimumin deri në fund të sfidës. Shqipëria...
Burimi:
telesport.al