Et’hemi dhe Manaj i japin oksigjen Sivasporit në luftën për mbijetesë
Po vuan për të ruajtur Ligën 2 turke sot Sivaspor mposhti 4-1 rivalin e zonës së poshtme Sakarjaspor. Protagonistë ishin dy futbollistët shqiptar; Valon Et’hemi dhe Rei Manaj. Ish lojtari i Kukësit realizoi dy gola ndërsa Manaj dha asistin te goli i parë dhe shënoi vetë në shtesë. Një sinjal mjaft i mirë për lushnjarin para grumbullimit të marsit për ndeshjen me Poloninë e vlefshme për Play Off-in e Botërorit 2026. Post navigation
Burimi:
sportiim.al