“Është koha të shohim përpara”, Vllaznia kërkon falje pas turpërimit ndaj Malishevës dhe bën premtimin e madh
Klubi i Vllazinsë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas turpërimit të djeshëm 5-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Malishevës në turin e parë kualifikues në Conference League. Klubi kuqeblu iu kërkon falje tifozëve për këtë disfatë, por kërkon ta hedhin pas këtë ndeshje dhe premton që nga sot nisin përgatitjet për sezonin e ri, ku synimi është ta rikthejnë Vllazninë te titulli. “Të dashur tifozë kuqeblu. Ndjejmë detyrimin moral t’ iu kërkojmë ndjesë për rezultatin e djeshëm dhe për zhgënjimin që përjetuat së bashku me ne. Fatkeqësisht, për arsye burokratike dhe proceduriale, skuadra jonë u detyrua të përfaqësonte Vllazninë në Kupat e Europës e cunguar, pa pasur mundësinë të aktivizonte të gjithë lojtarët e planifikuar. Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme që...
Burimi:
telesport.al