Është i 5-ti në Europë, Vedat Muriqi arrin lartësinë e Mbapesë, Halandit dhe Kejnit

Është i 5-ti në Europë, Vedat Muriqi arrin lartësinë e Mbapesë, Halandit dhe Kejnit

Vedat Muriqi po shijon suksesin e tij te Majorka. Puna e palodhur është shpërblyer për shtatlartin shqiptar, i cili tashmë ka arritur lartësinë e futbollistëve të klasit botëror si Mbape, Haland apo Kejn. “Pirati” deri më tani ka shënuar 15 gola me fanellën e Majorkës, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë në Europë. Sa i përket top 5 ligave më të forta të Europës, Muriqi e gjen veten në pozicionin e 5-të në listën e golashënuesëve më të mirë. Mbapeja dhe Kejni janë dy futbollistët që kanë shënuar më tepër, nga 22 gola secili. Ndërkaq, podiumin e plotëson Halandi me 20 gola të shënuar, ndërsa pas tij vjen Tiago i Brentfordit me 16 gola. Fill pas këtij të fundit gjendet Vedat Muriqi me...