Është golashënuesi më i mirë në Europë, Muriqi regjistron statistikën që asnjë lojtar shqiptar nuk e ka arritur më parë
Vedat Muriqi është padyshim sulmuesi shqiptar që po përjeton suksesin më të madh në nivelet më të larta të futbollit europian. “Pirati” është kthyer në një “kërcënim” madhor për cilindo kundërshtar këtë sezon. Sulmuesi nga Prizreni ka regjistruar së fundmi një tjetër statistikë mbresëlënëse. Muriqi është momentalisht golashënuesi më i mirë me kokë në pesë ligat më të mira të Europës këtë sezon, si asnjë lojtar tjetër shqiptar më parë. Ai është lojtari i parë i Majorkës që shënon 6 gola me kokë në një sezon të vetëm që nga Pier Uebo në sezonin 2010/11. Kjo statistikë është publikuar nga faqja zyrtare e La Ligës në rrjetet sociale./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com