Ervin Bulku leksione në FSHF për organizimin e ekipeve kombëtare
Prej kohësh FSHF shpenzon për të futur futbollin në rrugën e modernitetit dhe ka zgjedhur ta bëjë këtë duke futur lektorë të huaj e vendas që japin ide si të zhvillohet futbolli kombëtar. Ndërkohë, ditën e djeshme, zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, zhvilloi një trajnim të posaçëm me trajnerët dhe stafet teknike të ekipeve kombëtare të moshave, për djem dhe vajza, në kuadër të angazhimit për rritjen e cilësisë dhe standardizimin e punës në të gjitha nivelet kombëtare. Trajnimi u fokusua në konceptimin dhe menaxhimin e një grumbullimi modern të ekipit kombëtar, duke përfshirë të gjitha fazat e përgatitjes: aspektin teknik, përgatitjen atletike, organizimin logjistik dhe komunikimin efektiv brenda stafit dhe me lojtarët. Gjatë sesioneve, trajnimi u karakterizua nga diskutime të hapura, ndarje idesh dhe...
Burimi:
sot.com.al