Ernest Muçi shkëlqen në Kupën e Turqisë, SUPERGOL dhe asist nga sulmuesi kuqezi. Po përjeton sezonin më të mirë në karrierë (video)

Ernest Muçi shkëlqen në Kupën e Turqisë, SUPERGOL dhe asist nga sulmuesi kuqezi. Po përjeton sezonin më të mirë në karrierë (video)

3 Shkurt 2026 20:28 Telesport Ernest Muçi ka qenë sërish protagonist në fitoren e Trabzonspor 3-0 ndaj Fethiyespor, ndeshje e vlefshme për Kupën e Turqisë, raundi i tretë, grupi A. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 69-të, kur Ernest Muçi shënoi me një goditje fantastike me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ky është goli i 11-të për sulmuesin kuqezi në këtë sezon me Trabzonspor. SHIKOGOLINEMUCIT Në minutën e 77-të, Paul Onuachu dyfishoi shifrat për Trabzonspor. Tri minuta më pas ishte Nwakaeme që shënoi golin e tretë për vendasit, pas asistit të Muçi, asisti i katërt këtë sezon për shqiptarin. SHIKOASISTINEMUCIT Pas kësaj fitoreje, Trabzonspor kryeson grupin me 6 pikë në 3 ndeshje, por ekipet e tjera...