Ernest Muçi në sezonin më të mirë të karrierës, gati rekordet për Trabzonsporin turk
Adriatik BALLA Në Turqi luan një kontigjent cilësor lojtarësh shqiptarë, por padyshim Ernest Muçi është më cilësori nga ky grup dhe nuk është rastësisht i përditshëm në ballinat e mediave sportive turke, për golat e shumtë, golat spektakolarë, performancën e nivelit të lartë dhe impaktin që ka te tifozët e klubit të Trabzonsporit. Thënë ndryshe, Ernest Muçi po shkëlqen me Trabzonsporin dhe këtë e tregojnë vazhdimisht edhe statistikat e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Në ndeshjen ndaj Samsunspor ai ishte një nga më të mirët në fushë me golin dhe asistin e tij, por edhe me tentativat e vazhdueshme për të krijuar e për të shënuar. Kjo shihet qartë në statistikat e përpiluara nga “SofaScore” për futbollistin, i cili tentoi 6 herë portën duke çuar tre...
Burimi:
sot.com.al