Ernest Muçi i pandalshëm, vjen goli i shtatë sezonal në ligën turke

Ernest Muçi i pandalshëm, vjen goli i shtatë sezonal në ligën turke

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses kuqezi vijojnë paraqitjet e tyre të mira me skuadrat respektive në kampionatet e ndryshme europiane, por njëri prej kuqezinjve ka qenë veçanërisht shpërthyes gjatë javëve të fundit, duke qenë ndër lojtarët më të vlerësuar të klubit të tij por edhe të ligës turke ku aktivizohet. Bëhet fjalë për Ernest Muçin, që po shkëlqen me fanellën e Trabzonsporit turk, duke shënuar gol e duke dhënë asist, pavarësisht se dje skuadra e tij humbi në duelin me Gençerbiligi. Në fakt, Muçi ka prej disa javësh që është protagonist me gola të bukur në Turqi dhe trajneri Silvinjo i Kombëtares duhet ta ketë parasysh këtë paraqitje të tij për ndeshjet e përfaqësueses në mars, ku do të nevojiten lojtarë që janë në superformë...