No Image Available

Ernest Muçi i pandalshëm në Turqi, dy gola dhe asist në fitoren e Trabzonsporit

Adriatik BALLA Paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares tonë me skuadrat e tyre në vendet e ndryshme europiane dhe më gjerë janë në nivel të mirë dhe një pjesë madje kanë pasur sukses me gola e asiste duke marrë vëmendje mediatike. Në kampionatin turk luan një kontigjent i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë e midis tyre Ernest Muçi duket aktualisht më në formë se të tjerët. Padyshim që ai po e shtron që tani rrugën e ftesës për në grumbullimin e marsit për duelet e “play-off”-it në Botëror. Ernest Muçi ka shënuar dy gola dhe ka kontribuuar me një asistim në fitoren e thellë të Trabzonsporit të mërkurën mbrëma në Kupën e Turqisë. Muçi e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 41-të, asistoi për 2:1...